Data sot:

Tel:
+381 38 22 66 36
Email:
Adresa:
Rr. Bill Clinton nr#130
Vendi:
10000 Prishtinë, KOSOVË
Email: Newsleter \ Abonimi
Pranoni oferta speciale nga buletini jonë: udhëtime, fluturime, pushimeve etj:
Emaili juaj:
Fluturimi juaj në kohë reale:
Moti aktual në Prishtinë:
Paneli i rezervimeve për agjenta:
Username:
Password:
*Ofertat janë të limituara!

Turkey Tour, me çmim prej: 325€

Stamboll / Ankara / Cappadocia / Konya / Pamukkale / Izmir

5 Netë / 6 Ditë (Nisjet cdo dy javë nga e Shtuna deri te Enjtën )

PROGRAMI :

Dita 1: Nisja prej Prishtinës ne ora 04:10 arritja në Stamboll 07:45 me orë lokale të Turqisë

Takimi me ciceronon në aeroportin Istanbul SABHA GOKCEN. Nisja për në hotel ,pastaj kohë e lirë…

Dita 2: Stambolli -Kryeqyteti i perandorëve

Pas mëngjesit, do të vizitohet Sheshi i Hipodromit. Monumentet më të vjetra në qendër dhe rreth këtij sheshi janë pamjet më të rëndësishme të Stambollit. Pas kësaj do të vizitohet Aja- Sophia në Konstandinopojë dhe më pas vizite xhamisë Sulltan Ahmet. Është xhamia e vetme në Botë me gjashtë minare. Pastaj do të vizitohet Pallati Topkapi, i cili është pallati më i madh dhe më i vjetër në botë, i ruajtur deri në ditët tona. Pallati ndodhet në pjesen më të vjetër te banueshme të qytet Stambollit, renditet në një nga shtatë kodrat e qytetit dhe qëndron në gadishullin historik, me një pamje të mrekullueshme në Bririn e Artë të Bosforit dhe Detit Marmara. Për 400 vjet ky pallat ishte qendra e administrimit të shtetit Osman, një nga tre perandoritë më të mëdha në botë.

Përfundimi I ditës ,transferimi në hotel .

Dita 3: Stamboll - Ankara - Cappadocia

Pas mëngjesit, do të udhëtohet për në kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë ( 450 km) me autobusë komod, pastaj vizitohet Muzeu i famshëm Ataturk - një vend ku ka çdo gjë të permbledhur, në lidhje me Republikën e Turqisë, duke filluar nga makinat luksoze, panoramat e mëdha qe rindërtojne ngjarjet e luftës për pavarësinë e viteve të 20-xx të Turqisë në shekullin e kaluar. Pastaj vizitohet Muzeu I Qytetërimeve Anatoliane( extra pagese) ku për herë të parë në jetën tuaj do të shihni objekte të bëra nga njerëz dyzet mijë vjet më parë. Pastaj nisja për Cappadocia (250 km) udhëtimi me autobusë komod . Me mundesi ndalese në bregun e liqenit të dytë më të madh me kripë në Turqi, i cili është i famshëm për flamingot e saj. Në Cappadocia, do të ofrohet mundësia për të ndjekur performancën e dervishëve (extra pagesë) . Për ata që dëshirojnë - herët në mëngjes të nesërmen - ekskursioni "Fluturimi në Balona" është një aventurë e pazakontë që duhet ta përjetojnë të gjithë (extra pagesë)

Dita 4 : Cappadocia

Cappadocia është vendi me peisazhet më të bukura mistike të krijuara nga vetë natyra, shkëmbinjë rozë dhe të bardhë, "piramida magjike" të mrekullueshme. Për ju do të jetë një ekskursion me peizazhin më të këndshëm të Cappadocias e cila quhet edhe "Peisazhi Hënor". Ju do të vizitoni vendin e famshëm të pelegrinazhit - Göreme - unik me vendbanimet e saj të bukura, shtëpitë e gdhendura dhe pallatet e tëra,pra një monument nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ju do të jeni të kënaqur me dhomat e gjumit të gdhendura në gur, manastiret dhe kishat. Ju do të shihni tempujt e Bizantit Ortodoks, shkollën e Shën Palit, imazhet e mureve të shenjtorëve ortodoksë, histori biblike në afresket e lashta.

Në mbrëmje, ju do të keni mundësi të merrni pjesë organizimet e mahnitshme Cappadociane, ku mund të shijoni folklorin dhe vallëzimin befasues të barkut (belly dancing )

Fjetja në të njëjtin hotel.

Dita 5 : Cappadocia-Konya – Pamukkale

Pas mëngjesit nisja për në Konya (220 km) udhëtimi me autobus komod .Një tjetër vend unik, pak i njohur për turistët - kompleksin fetar Mevlana. Mevlana është një manastir i lashtë , një strehë e murgjeve, poetëve dhe filozofëve. Qendra e kulturës Sufi. Ajo u themelua nga vetë Mevlana, Rumi është gjithashtu themeluesi i rendit të dervishëve - murgjit vallëzues. Pas njohjës me kompleksin Mevlana do te vazhdohet për në

Pamukkale (415 km) udhëtimi me autobus komod
Arritja në hotel, darka pastaj kohë e lirë.
Dita 6 : Kthimi IZMIR / ISTANBUL / PRISHTINË
Mengjesi , kohe e lire varesisht mund te kete edhe City Tour nëse dakordohet grupi .
Nisja për në aeroport

Çmimi përfshin:
• Fluturimin PRISHTINË /ISTANBUL/PRISHTINË me Pegasus Airlines
• Fluturimi i brendshëm (Izmir-Stamboll )|
• Akomodimi në 4-5 * hotele në një dhomë dyshe
• Mëngjesi dhe Darka ( HB)
• Transferimi i Grupit
• Udhëzues profesional Shiptar
• Udhëtimi me dyqane në Cappadocia dhe Pamukkale me një vizitë në qendrën e bizhuterive, fabrikat e lëkurës , qendra e industrisë së tekstilit.

Shërbime EXTRA
Cdo gje qe nuk eshte e cekur ne pogram
• Hyrjet ne muze apo monumentet historike
• Dreka

ITINERARI Pegasus Airlines:

04.11.2017 - PC 342 Prishtinë (PRN)-> Istanbul-S.Gökçen (SAW) 04:10 - 07:45

09.11.2017 - PC 2195 Izmir (ADB)-> Istanbul-S.Gökçen (SAW) 18:50 - 20:00

09.11.2017 - PC 341 Istanbul-S.Gökçen (SAW)-> Priştine (PRN) 21:15 - 20:55

2 Netë Stamboll - 2 Netë Cappadocia - 1 Natë Pamukkale ….

Hotelet:

Ramada Hotel Tekstilkent http://ramadaplazatekstilkent.com
Double Tree by Hilton http://doubletree3.hilton.com/en
Family Hotel http://www.otelfamily.com
Hotel Blueworld http://www.blueworldhotel.com
Suhan Hotel Kapadokya http://suhankapadokya.com/tr/
Dinler Otel Urgup http://urgup.dinler.com
Altınoz Hotel Nevsehir http://www.altinozhotel.com/
C & H Hotel Pamukkale www.chhotels.net

*Operatori turistik ka të drejtën për të bërë ndryshime në program dhe ne hotele varesisht prej kapacitetit te vendeve të lira në hotele dhe kushteve atmosferike.

SHPËRNDAJE NË RRJETET SOCIALE: Share to Facebook Share to Twitter Share on Google+ More...
Airtour