Data sot:

Tel:
+381 38 22 66 36
Email:
Adresa:
Rr. Bill Clinton nr#130
Vendi:
10000 Prishtinë, KOSOVË
Email: Newsleter \ Abonimi
Pranoni oferta speciale nga buletini jonë: udhëtime, fluturime, pushimeve etj:
Emaili juaj:
Fluturimi juaj në kohë reale:
Moti aktual në Prishtinë:
Paneli i rezervimeve për agjenta:
Username:
Password:
*Ofertat janë të limituara!

Vizitoni qytetin e lashtë të Cappadocia, për 4 ditë me radhë - 289 €

Dita e Parë, 1 Maj 2017: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Kayseri, nëpërmjet Stambollit. Nisja në 11.15. Mbërritja në Kayseri në 18.45. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transferta nga aeroporti për në Hotel në Zonën Cappadocia. Sistemimi në Hotel. Fjetje dhe Darkë në hotel.

Dita e Dytë, 2 Maj: Mëngjezi në Hotel. Paradite, nisja për të vizituar Muzeumin e Hapur të Goremes, me 5 Kishat Bizantine. Vazhdon vizita në Shkëmbinjte e Uchisar. Drekë e lirë. Pasdite vizitë në Avanos, qytezë në anë të Lumit të Kuq, më i gjati në Turqi, Passabag, Devrent Deresi dhe Urgup. Fjetje dhe Darkë në hotel.

Dita e Tretë, 3 Maj2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë e Qytetit Nëntokësor të Kaymakli. Pasdite të lirë. Fjetje dhe Darkë në hotel.

Dita e Katërt, 4 Maj 2017: Mëngjesi në Hotel. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Kayseri në 13.05. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 16.20.

Hotel Crystal 5* Kaymakli

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi për 3 netë në hotel 5*.
-Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Transfertat dhe Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Hyrjet në Muzeume dhe Monumente.
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.


SHPËRNDAJE NË RRJETET SOCIALE: Share to Facebook Share to Twitter Share on Google+ More...
Airtour